Pse duhet t’i falim edhe ata që nuk e meritojnë

0
203
Man tries reconcile with woman after quarrel

Në fëmijëri jemi të shtyrë që të falim. P.sh kur dikush ju ka marrë lodrat ai/ajo ka qenë e detyruar që të kërkoj falje, si dhe ju ta falni atë.

Ndërsa në moshën e rritur shpesh presim kërkim falje nga dikush e që rrallë herë ndodh. E edhe atëherë kur ndodhë ne nuk harrojmë atë çfarë na kanë bërë, dhe bartim peshën atyre veprimeve gjatë gjithë jetës sonë.

Megjithatë është e rëndësishme që të jeni në gjendje të falni e të jetoni të qetë.

Më poshtë ju sjellim disa nga arsyet pse duhet vepruar kështu.

 

Na ndihmon që të vazhdojmë tutje.

Në qoftë se nuk e falim dike nënkupton që mbajmë inat dhe mbajmë dhimbjen brenda.

 

Mbi të gjitha jeni ju ata që keni nevoje për ndjesë

Në qoftë se dëshirojmë që të na kërkoj falje dikush, kjo do të thotë që jemi ndjerë të ofenduar. E kemi nevoje që të falim, që të lëmë ofendimet të largohen e të mos jetojmë në të shkuarën.

 

Ndjesa është për të gjithë

Jo vetëm ata që kërkojnë falje dhe ata që falin janë të ndikuar. Ky veprim ndikon në sjelljet e çdo njërit prej nesh.

 

Të falim do të thotë ta lëmë pas të kaluarën

Vetëm atëherë kur falim jemi në gjendje të pajtohemi me gjërat e se kaluarës dhe ti lëmë aty e të vazhdojmë para.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here