“Mediat e kazanit” jo vetëm në Shqipëri/ Rama i turret edhe “La Repubblica”-s

0
252

Një artikull i prestigjozes italiane “La Repubblica” ku pretendohet se në disa fshatrat shqiptarë valvitet flamuri i ISIS-it dhe se Italia nuk i trembet as emigrantëve e as azilkërkuesve por shqiptarëve të radikalizuar, nuk ka kaluar jashtë vëmendjes së kryeministrit, Edi Rama.
“E lexova! Një gënjeshtër e madhe po çfarë të bësh, kështu po shkon kjo punë kudo, kush nuk lexon gazeta nuk informohet kush lexon dizinformohet”, – shkruan shefi i qeverisë shqiptare gjatë një replike me një komentues në “Facebook”, raporton “BalkanWeb”. Reagimi i Ramës erdhi si përgjigje ndaj kërkesës së një qytetari i cili i ka kërkuar një opinion lidhur me shkrimin e gazetës italiane, që me shumë gjasë Rama do e cilësonte një “media kazani”, etiketim që ai u ka vënë mediave shqiptare që sipas tij vetëm shpifin.

rama 1

‘LA REPUBBLICA’
“Nga deti Adriatik vjen një nga alarmet më të mëdha për terrorizmin në Itali. Dhe Puglia është kufiri i këtij rreziku”. Kështu e nis artikullin për Shqipërinë ‘La Repubblica’ e cila thotë se Italia nuk i trembet as emigrantëve e as azilkërkuesve por shqiptarëve të radikalizuar. Në artikull citohen burime hetimore të inteligjencës italiane. “Nuk kanë lidhje flukset migratore. Alarmi nuk ka të bëjë as me anijet e të dëshpëruarve që prekin brigjet e Salentos dhe as me mijëra azilkërkues që në pritje të lejes së qëndrimit, dërgohen në Bari, Foggia apo zonën e nxehtë të Tarantos.

Alarmi vjen nga Shqipëri. Aty ky shërbimet italiane të inteligjencës, ashtu si pjesa më e madhe atyre të vendeve perëndimore, kanë ngritur alarmin e radikalizmit: në disa fshatra dhe në veçanti ato në kufi me Kosovën, prej kohësh valëvitet flamuri i ISIS. Dhe janë gjithnjë e në rritje rastet e radikalizmit. ‘Po kthehet në një fuçi baruti’, thotë një burim i kualifikuar hetimi italian. ‘Nisur nga kjo, Italia po kthehet në një vend të ekspozuar. Dhe Puglia në veçanti’. Kjo për shkak të afërsisë gjeografike, pranisë së komunitetit të radikalizuar thellë dhe për ato lidhjet e ngushta mes krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar të drogës”, – shkruan ndër të tjera “La Repubblica”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here