Komisioni i Shëndetësisë/ Debate të ashpra PD-PS për rritjen e moshës së “Check-up”

0
193

Me kërkesë të grupit demokrat Komisioni Parlamentar i Shëndetësisë kishte thirrur në dëgjesë publike, Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj pas vendimit për shtyrjen e moshës së chek-up nga 40-65 vjeç në 35-70 vjeç.

Por ministri nuk ka ardhur në komision çka ka shkaktuar një vale të fortë debati dhe akuzash të ndërsjellta mes palëve. Në emër të demokratëve kryetarja Vokshi akuzoi ministrin Beqaj si fajtor për dështimin e koncesionit të check up-it. Por koncensionet që mbajnë firmën e ministrit Beqaj janë mbrojtur me forcë nga shumica në komision. Debati i chek-up është shtrirë edhe tek shërbimi i urgjencës dhe ai I mamografisë ku sërish opozita ka hedhur akuza ndaj ministrit se po përgatitet që ti japë këto shërbime me koncesion. Nga kreu i komisionit Vokshi u kërkua që ministri të vijë e të raportoj rithirret saktësua se para komisionit në një nga ditët e javës që vjen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here