Poeti shqiptar/ Ministria e Kulturës “harron” At Gjergj Fishta, asnjë aktivitet për 145 vjetorin e lindjes

2
240

Kujtohen vetëm poetë shqiptarë nga qytete  të ndryshme të Shqipërisë, nga trevat e Kosovës, Maqedonisë e Çamërisë

Dje u shënua 145-vjetori i lindjes së poetit dhe klerikut At Gjergj Fishta. Por ditëlindja e personit që ka kontribuar në formimin tonë kombëtar dhe në krijimin e një alfabeti, ka kaluar në heshtje nga Ministria e Kulturës, duke mos e kujtuar dhe nderuar. Për ironi, krahas harresës së poetit edhe banesa ku ka jetuar ai është rrënuar dhe po shkon drejt shkatërrimit të plotë. Ndërkohë që Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro duhet të ishte pikërisht tek kjo shtëpi, të përkujtonte dhe të paraqiste një plan projekt për të shpëtuar shtëpinë e Gjergj Fishtës, ajo ndodhej tek shtëpia e Ismail Kadaresë në Gjirokastër në kuadër të aktivitetit “Takohemi për një libër”. Historiani dhe studiuesi Paulin Zefi e quan kriminale dhe antishqiptare neglizhencën e Ministrisë së Kulturës, e cila nuk po i hap rrugë projektit për restaurimin e shtëpisë së At Gjergj Fishtës. Edhe pasardhës të Fishtës dhe banorë të zonës e konsiderojnë të pafalshme harresën që po i bëhet figurës së Fishtës. Pak kohë më parë për restaurimin e shtëpisë u vetëofruan disa donator, por projekti i tyre nuk u pranua nga ministria e Kulturës. I vetmi aktivitet nder Fishtës erdhi nga Këshilli i Qarkut Lezhë dhe u mbajt takimi poetik “Ora e Muzës”. Organizatori ishte poeti Viktor Gjikolaj ,ku morën pjesë me krijimet e tyre poetë shqiptarë nga  qytete  të ndryshme të Shqipërisë, nga trevat e Kosovës, Maqedonisë e Çamërisë. Në mbyllje të kësaj veprimtarie, juria e konkursit letrar rajonal, shpalli fituesit e çmimit letrar ”Gjergj Fishta”, edicioni i pestë si dhe tre çmimet për poezitë më të mira të recituara te “Ora e muzës”. Tri poezitë që u nderuan me çmimin “Gjergj  Fishta”janë: “Trokitje në dritare” nga Tahir Bezhani , Gjakovë ,“Shtëpia ime në Çameri” nga Agim Bajrami ,Durrës dhe “Melodi vetmie” nga Azem Baliaj, Lezhë.

 

Gjergj Fishta është një poet shumë i njohur. Studimet e para i kreu ne Seminarin franÇeskan të Shkodrës dhe më pas në seminarin e Troshanit. Ku u shfaqen edhe shkëndijat e para të talentit të tij poetik. Studimët e mëtejshme i mori në Bosnje, ku studjoi filozofi dhe teologji.Fishta i madh është themëlues i shoqëris Bashkimi në Shkodër (1899), që punoi për shqipën e përbashkët,fjalorin, alfabetin dhe botoi libra me vlerë kombëtare:kryetar i Komisjonit të alfabetit shqip në Kongresin e Manastirit(1908).  Fishta u bë drejtori i parë shqiptar i Shkollës FranÇeskane në Shkodër , ku futi shqipën si gjuhë mësimi,pra një akt i tij madhor.  Më 1913, ai themëloi revistën zëmadhe, “Hylli i Dritës”, (një nga revistat më të njohura të kulturës shqiptare), më të cilën bashkpunoi deri në vdekje.  Fishta ishtë deputet i Shkodrës në Parlamentin e parë shqiptar dhe nënkryetar i tij; përfaqësoi Shqipërinë në Konfërencën e Parisit(1909) dhe në Konfërencën Ndërballlkanike më1930 e 1931.  Poetin e madh e nderuan në shumë veprimtari: Më 1931 Greqia dha dekoratën “Foenix”. Më 1939 Italia e bëri anëtar të Akademisë së saj. Vdiq në Shkodër më 30 dhjetor 1940.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

2 COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here