Ndërron jetë jarani i muzikës popullore shqiptare…

0
130

Ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare mjeshtri i këngës popullore, Ismet Peja. Lajmin e trishtë e ka dhënë djali i tij Visar Peja, pëmes një postimi në rrjetet sociale.

“JARAN nuk dijta ndryshe as nuk mujta ndryshe me lajmru largimin tend nga kjo jete…pusho i qete se per ne ke ngel i perjetshem…tfala i bon Mames Jaran”, shkruan ai. Ismet Peja ishte një ndër zërat më të suksesshëm të këngës kosovare dhe asaj shqiptare.

Thuajse tërë jetën e tij ai ia kushtoi këngës popullore, duke u bërë një nga mjeshtrat më të shquar të saj. I nderuar me çmime dhe dekorata për kontributin e tij si solist dhe si përfaqësues dinjitoz i ahengut gjakovar e më gjerë, deri edhe me jaret shkodrane.

Ndër titujt, mirënjohjet dhe çmimet më të mëdha që iu atribuan këngëtarit legjendar Ismet Peja, vlerësimin më të lartë ia ka dhënë populli, të cilit i kushtoi edhe jeten e vet. Ai ka lindur më 27 Prill 1937, në Gjakovë, biri i Musa Pejës, i cili ishte po ashtu këngëtar i melosit shqiptar.

Që në fëmijëri prej moshës 13/14 vjeçare filloi të merrej me muzikë. Sukseset më të mëdha i arriti me shoqërinë muzikore “Hajdar Dushi”, me të cilën kishte prezantime të shumta në TVP dhe Radio Prishtinë.

Albumi i tij i parë doli në vitin 1986 me orkestrën e “Hajdar Dushit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here