“Yjet e së ardhmes”/ Nis xhirimi i një filmi të ri shqiptar

0
352

Filmi bën bashkë aktorët Reshat Arbana, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Luftar Paja, Ema Andrea, Gazmend Paja, Karafil Shena, Elia Zogu Zaharia, Karafil Shena

Ka filluar dje xhirimi i filmit të metrazhit të gjatë “Yjet e së ardhmes” me regji të Edmond Topit. Ai ka thirrur për filmin e tij kushtuar moshës së tretë një kast yjesh që i qëndrojnë bukur edhe titullit te filmit. Historia zhvillohet në një azil ku të moshuarit i tregojnë botës se mund të jenë yje pasi secili prej tyre ka një talent, Margarita Xhepa është një violiniste e talentuar ndërsa Tinka Kurti një zonjë me shumë pasione. Talentet e tyre do të evidentohen nga një artist që rastësisht do të vijë në azil dhe do të krijojë një grup që pas censurës nga drejtoresha e azilit suksesin do ta gjejë përmes një koncerti i cili hidhet në Youtube dhe të gjithë çmenden për “Yjet e së ardhmes”. Filmi me një skenar të përshtatur nga gjermani Uli Bree, sjell historinë e moshës së tretë trajtuar me nota humori ku pikat e forta janë aktore si Reshat Arbana, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Luftar Paja, Ema Andrea, Gazmend Paja, Karafil Shena, Elia Zogu Zaharia, Karafil Shena. “Moshatarët” është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Edmond Topi është aktor. Ai ka luajtur në filmat “Si gjithë të tjerët” (1981) dhe “Balada e Kurbinit” (1990) Topi është poashtu themelues e drejtor i Festivalit të Filmit “Dea Open Air”. Ai ka qenë i përshirë në Komisionin përzgjedhës për kandidaturën shqiptare në Oscar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here