15-vjeçarja shpallet fajtore për vrasje të dyfishtë

0
175

Një 15-vjeçare akuzohet për një vrasje të dyfishtë të një nëne me vajzën e saj në Spalding, Lincolnshire.

Adoleshentja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, në atë kohë ishte 14-vjeç.

Ajo u shpall fajtore pasi i dashuri i saj 15 – vjeçar pranoi vrasjen e dy femrave në fillim të gjyqit.

Ata janë çifti më i ri i dënuar ndonjëherë për vrasje në Britani.

Elizabeth Edwards,49 – vjeçe dhe vajza e saj, 13 – vjeçarja Katie, u goditën me thikë në qafë teksa flinin në shtëpi, në muajin Prill.

Prokuroria pretendoi gjatë gjykimit se edhe pse vajza nuk kishte marrë pjesë fizikisht në vrasje, ajo ishte fajtore ashtu si i dashuri i saj.

murder-spalding2

Trupës gjykuese në Gjykatën Nottingham Crown iu deshën vetëm 2 orë e 30 minuta për të marrë vendimin.

Vajza kishte mohuar vrasjen e viktimave në bazë të përgjegjësisë më të vogël që ajo kishte.

Një psikiatër kishte thënë se vajza vuante nga një çrregullim mendor, por gjykata e hodhi poshtë këtë pretendim duke argumentuar se në kohën e krimit nuk ka patur probleme të tilla.

Psikiatri mjeko-ligjor Philip Joseph argumentoi më tej se vajza ishte thjeshtë në një gjendje trazirash emocionale.

murder-spalding-0

Adoleshentja kishte deklaruar para policisë se i dashuri i saj i kishte planifikuar vrasjet 4 ditë më parë dhe se, pas krimit ajo ndihej mirë. /klan

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here