Statistikat/ E pabesueshme, ja sa orë rrijnë në facebook shqiptarët

0
146

Jetojmë në epokën e internetit kjo nuk vihet për asnjë moment në dyshim. Në Shqipëri numri i përdoruesve të rrjeteve sociale është shumë i lartë. Shumë prej tyre janë aktiv në këto rrjete gjatë gjithë ditës, madje edhe në kohën kur janë në punë. Facebook për më tepër është gjëja e parë që kontrollohet sapo zgjohemi dhe e fundit para së të flemë gjumë. Por e keni llogaritur ndonjëherë sesa orë kaloni duke naviguar në këtë rrjet? Një studim i ri i bërë në vendin tonë tregon shifrat mesatare të qëndrimit të Facebook nga përdoruesit aktiv.

Gati një e treta (31.5%), e përdoruesve aktivë të Facebook në Shqipëri shpenzojnë më shumë se 3 orë në ditë në këtë rrjet social.

Këto janë rezultatet e hulumtimit të kryer në Facebook me përdoruesit aktiv të Facebook në Shqipëri, rezultatet rezultatet të të cilit do të prezantohen në konferencën ALLËEB në datën 20 të këtij muaji.

“Pajisjet mobile janë pajisjet e preferuara dhe më të përdorura për shfletimin në mediat sociale. Kompanitë duhet të përshtatin strategjitë dhe marketingun e mediave sociale të kompanive të tyre duke u bazuar në këtë trende “, thekson Nikola Spasov, për SCL Group, i cili do të paraqesë rezultatet e hulumtimit në këtë konferencë.

Mbi 35% e të anketuarve në studim deklaruan se ata ndjekin më shumë se 50 marka dhe kompani. Të jesh në gjendje të ndjekësh kompanitë dhe organizatat është një nga tri arsyet kryesore pse njerëzit janë në Facebook, sipas studimit.

“Markat dhe kompanitë janë ndër arsyet themelore për shumë njerëz për të qenë në Facebook. Në epokën e blerjeve online, faqet e kompanisë në Facebook bëhen shumë të famshme dhe për disa kompani janë pika kyçe si për shitjet ashtu edhe promovimin. Nëse nuk ke një strategji të qartë dhe efektive për mediat sociale mund të jetë shumë e dëmshme për markat dhe organizatat”. thotë Nikola Spasov.

Studimi është realizuar me 850 përdorues aktiv të Facebook në internet në periudhën midis 8 deri 14 tetor, shkruan Business Magazine.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here