Paketa antishpifje, ekspertët: Të tërhiqet pasi është i gatuar keq

0
128

Paketa antishpifje është rifutur në programin e punës së Parlamentit, gjë që ka rindezur debatet lidhur me këtë çështje. Duke folur për këtë temë, kryeredaktori i “BIRN”, Besart Likmetaj theksoi në “Ilva Now” se ky ligj nuk duhet miratuar, pasi bie ndesh me normat e lirisë së shprehjes. Ai thotë se, qasje më pozitive në këtë drejtim duhet të jetë parimi i vetërregullimit të mediave online.

”Momentalisht dimë, që qeveria ka kërkuar një opinion nga në Këshilli i Evropës për projektligjin, por nuk e dimë se cilin draft. Ka një mungesë në transparencë nga Kuvendi dhe nga qeveria. Kjo kërkesë për informacion ka qenë që nga viti 2018, por përgjigjet nuk kanë qenë të sinqerta. Transparenca duhet të jetë ndaj palëve të treta, jo ndaj vetes. Ne besojmë se ky projektligj duhet të tërhiqet i gjithi. Ky është një projektligj i gatuar keq. Mënyra më e mirë që duhet të përballen mediat online do të ishte parimi i vetërregullimit. Nuk mundet të hapen negociatat nëse nuk merren parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias. Nuk do imagjinoja se cila do ishte ajo qeveri shqiptare që do mohonte hapjen e negociatave me Brukselin, për të kaluar një ligj shumë të kritikuar, dhe që do e klasifikonte Shqipërinë me vende jo demokratike si Rusia apo Bjellorusisë, për mënyrë se si ndërhyjnë për të kontrolluar përmbajtjen e medias online”, tha ai për ”euronews”.

Eida Skëndaj, nga Komiteti i Helsinkit, nënvizon se ky projektligj duhet të nisë nga e para pasi nuk mund të bëhen korrektime mbi aktualin. Ajo pohon se Shqipëria duhet të dëgjojë opinionin e Komisionit të Venecias për këtë paketë, e cila ka shkaktuar debate të forta.

”Ne si organizatë i jemi bashkuar shqetësimit të gazetarëve dhe mediave. Po të lexojmë opinionin e Komisionit te Venecias, do konstatojmë se defektet janë shumë serioze. Për mendimin tim, procesi do duhet të nisë nga e para, pasi nuk bëhen korrektime mbi këtë ligj ekzistues me problematikat e tilla. Problematika janë të ndryshme, por problemi më madhor është pavarësia e institucioneve, të cilave u janë dhënë për të marrë ankesa për lajmet e publikuar online. Opinionet e Komisionit të Venecias kërkojnë reflektim serioz. Venecia e thotë qartë se Shqipëria ka një legjislacion në fuqi që i mbron individët nga lajmet e pavërteta”,- tha ajo ndër të tjera.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here