Romakët nuk binin dakord mbi origjinën e tyre

0
384

Legjenda e Romulit dhe Remit, tregon historinë e vëllezërve binjakë të rritur nga ulkonja, që bëhen etërit themelues të Romës. Nëna e djemve, Rea Silvia, kishte qenë e detyruar të bëhej një Virgjereshë Vestal  (priftëreshat që merrnin pjesë në zjarrin e shenjtë të Vesta) nga uzurpatori Amulius. Ajo pastaj mbeti shtatzënë ose me perëndinë Mars ose me Herkulin  (ekzistojnë dallime mbi këtë mit). Kur Amuliusi mësoi për këtë këtë, ai urdhëroi që binjakët e mitur të hidheshin në lumin Tiber, ku ata u lanë të vdisnin. Në atë moment ata u shpëtuan dhe udhqyen nga një ujkonjë, dhe u dërguan më vonë tek nga një bari dhe familja e tij, deri sa u bënë burra, pa ditur gjë mbi origjinën e tyre. Një ditë ata dëgjuan historinë e tradhtisë së Amuliusit, pas së cilës u përballën dhe e vranë tiranin. Pastaj, për shkak se Romuli kërkonte të ndërtonin qytetin e tyre të re në Kodrën Palatine dhe Remi preferonte Kodrën Aventine, ata ranë dakord që këtë çështje ta ndante një fallxhor. Megjithatë, çdonjëri prej tyre e interpretoi rezultatin në favor të tij. Kjo çoi në një luftë, në të cilën Romuli vrau Remin, dhe themeloi qytetin e ri të Romës në vitin 753 Para Krishtit. Ajo që mbetet ende e çuditshme është fakti se ka pasur një “themelues të vonë të Romës”. Rreth shekullin e VIII P.E.S, Iliada e Homerit kujton historinë e Luftës së Trojës, por origjina e Romës është e lidhur me tregimin e dytë të kësaj historie të njëjtë me një tjetër gjigant të shkrimeve të lashta, Virgjilit, në librin e tij Eneida. Pasi mbështet historitë e mëparshme të Homerit, Eneida e zhvendos në kohë historinë e Romulit dhe Remit. Kjo është e rëndësishme sepse sipas Virgjilit, popullsia e Trojës nuk u zhduk e gjitha. Përkundrazi, një princ i quajtur Enea u arratis me një grup të vogël Trojanësh, dhe lundroi nëpër Mesdhe deri sa gjeti një territor me një peisazh të pëlqyeshëm. Pra, ky qytetërim i lashtë dhe fisnik e transplantoi veten në Itali dhe themeloi Romën. Të dy tregimet janë demaskuese. I pari na tregon se romakëve po u shpjegohej se nga e kishin origjinën qëndrimet e tyre grabitqare dhe sjellet argumentuese:ata janë të gjithë fëmijët e ujqërve. Historia e dytë u krijua në kohën e perandorëve, kështu që është një kërkesë për respekt dhe trashëgimi. Lufta Trojane ishte po aq e njohur atëherë sa edhe sot, kështu që pse të mos e lidhim këtë perandori të re me një përrallë shumë të vjetër dhe të njohur?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here