Misteri i dy mbiemrave të biznesmenit të vrarë në Elbasan, policia nuk sqaron faktet

0
192

Policia e Elbasanit nuk ka sqaruar faktin se pse Erion Millo apo Erion Mihallari kishte dy mbiemra në zotërim.

Në njoftimin e vdekjes dhënë nga familja, viktima është me emrin Erion Mihallarai ndërkohë që nga ana e Policisë deklarohet se viktima është Erion Millo. Në momentin pas krimit, policia e pati identifikuar viktimën me mbiemrin Mihallari, ndërsa dje në njoftimin zyrtar përdori atë me të cilin njihet në dokumente, Millo.

Erion Millo, ndonëse nuk njihej në qytet për aktivitetin e tij, në QKR rezulton se prej vitit 2013 ka nën administrimin e tij një kompleks në Xibrakë të regjistruar me emrin “Garden-Erion M 2014” dhe rezulton pronar i vetëm. Si objekt shënohet shitja me pakicë e karburanteve, vajra lubrifikante, gaz, bar, restorant, hotel./Panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency