Fero dhe Arbenita martohen? Çifti i thonë “PO” përgjithmonë njëri-tjetrit

0
138

Fero dhe Arbenita janë një ndër çiftet më të komentuar të showbizz-it dhe shpesh janë bërë pjesë e thashethemeve, sipas të cilave dyshja i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Por, ata kanë dëshmuar nëpërmjet postimeve në rrjete sociale se diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë dhe se janë bërë për njëri-tjetrin.

Mesa duket, pasi kanë jetuar një histori dashurie për shumë vite, Fero dhe Arbenita e kanë çuar në një tjetër nivel marrëdhënien e tyre.

Sipas “Prive”, burime shumë të sigurta pranë çiftit kanë thënë se dyshja e ka kurorëzuar dashurinë me martesë.

Fero dhe Arbenita i kanë thënë “PO” njëri-tjetrit, por këtë e dinë vetëm një rreth shumë i ngushtë i familjarëve dhe miqve të tyre.

Fero ka treguar më parë se është njohur me Arbenitën në rrjete sociale dhe pasi i ka shkruar, janë takuar për herë të parë në Shkup.

Sipas tij, Arbenita e ka bërë menjëherë për vete, ndryshe nga vajzat e tjera me të cilat ka dalë apo ka pasur marrëdhënie.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here