Kuvend, mazhoranca miraton aktin normativ, opozita bojkot Kuvendit, PDIU voton kundër

0
123

kuvend-640x340Kuvendi miratoi me 84 vota pro dhe 4 vota kundër aktin normativ të qeverisë që shtyn me 6 muaj efektet e ligjit ‘për nëpunësin civil’. Deputetët e Partisë Demokratike nuk morën pjesë në seancë, ndërsa opozita u përfaqësua në debat me katër deputetët e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), të cilët votuan kundër aktit. Akti normativ u miratua nga qeveria më 30 shtator 2013. Miratimi i tij u pa i domosdoshëm për shkak të pazbatueshmërisë së ligjit në fjalë, si pasojë e mungesës së akteve nënligjore dhe natyrës së përgjithshme të ligjit. Ky vendim i qeverisë u kundërshtua fort nga opozita e djathtë. Akti, sipas saj, synon që mazhoranca të bëjë spastrime në radhët e administratës.  Para fillimit të seancës së sotme  u mblodh grupi parlamentar i Partisë Demokratike duke vendosur që deputetët e opozitës të mos marrin pjesë në seancën e sotme. Deputetët e Partisë Demokratike të opozitës braktisën punimet e seancës, ndërkohë që këtij qëndrimi nuk i janë bashkuar katër deputetët e tjerë opozitarë të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Pak minuta pas nisjes së seancës, kreu i grupit parlamentar Edi Paloka lexoi qëndrimin e opozitës lidhur me miratimin e aktit normativ për statusin nëpunësit civil. Paloka bëri thirrje që akti të mos votohet ndërsa akuzoi mazhorancën se lexon keq apelet e Komisionit Europian kur flitet për termin, dialog dhe konsensus. Pasi lexoi qëndrimin, Paloka la sallën e parlamentit, ndërsa asnjë deputet i PD nuk mori pjesë në punimet e Kuvendit. Në përgjigje të Palokës, reagoi kreu i grupit parlamentar të PS, Ruci, pas tij dhe kryeparlamentari Meta. Të dy theksuan se mazhoranca bëri çmos për dialog me opozitën, porse kjo e fundit nuk pranoi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency