Mbrojtësi i Spanjës pëson dëmtim, largohet nga grumbullimi për ndeshjen me Shqipërinë

0
136

Mbrojtësi i Bajernit të Mynihut, Havi Martinez, është larguar nga grumbullimi i kombëtares spanjolle para takimeve kualifikuese ndaj Italisë dhe Shqipërisë. Ai kishte pësuar një dëmtim që gjatë kohës që ishte te Bajerni, por gjithsesi mendohej se mund t’ia dilte të ishte i gatshëm për ndeshjet e kombëtares.Pas vizitave të kryera sot para fillimit të grumbullimit në Madrid, mjekët spanjollë dhe stafi teknik vendosën ta largojnë Havi Martinezin për të mos rrezikuar një dëmtim akoma më të rëndë të tij. Ky lajm padyshim që i shkon përshtat trajnerit të kombëtares shqiptare Xhani De Biazi, i cili do ta llogarisë tashmë Spanjën pa një nga futbollistët e tyre kryesorë.Duke ditur problemet shëndetësore të Martinezit, trajneri Lopetegui mori masa që ditën e djeshme duke thirrur në grumbullim edhe mbrojtësin e Real Sociedadit, Inigo Martinez.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency