BE i përgjigjet deklaratave të Ramës për bashkim me Kosovën: Ruani fqinjësinë e mirë

0
138

Bashkëpunimi me të gjithë duhet të jetë i barabartë, dhe më e rëndësishmja është ruajtja e marrëdhënieve të mira fqinjësore”, ka thënë Maja Kocijanciç, zëdhënëse e Komisionit Evropian, e pyetur që të komentojë deklaratën e ditës së kaluar të Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, se është i mundur bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës.

“Siç ka qenë konfirmuar se fundmi edhe nga Këshilli i Evropës, rajoni i Ballkanit Perëndimor ka një të ardhme të qartë evropiane. Për të arritur këtë qëllim ne bashkëpunojmë me të gjithë partnerët në rajon pa u larguar nga parimi i pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal”, tha Kocijanciç.

Çdo formë e ndikimit politik, theksoi ajo, është e dëmshme për konsolidimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha dje se nëse perspektiva anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE vazhdon të zbehet, nuk mund të përjashtojë bashkimin e vendit të tij dhe Kosovës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here