Burri që i preu fjalën Ramës në Pukë, ja kritikat e qytetarit (Foto + Video)

0
198

Gjatë takimit që pati me banorët e Gjegjanit, në Pukë, kryeministri Edi Rama u përball me kritikat e një banori që i kërkoi para kamerave të regjisë qëndrore të qeverisë, që të mos fliste për Gjegjanin turistik, por t’i rregullonte së pari rrugën kësaj zone. Ai është Pashku. Në takim Rama shpërdau tapitë e tokave, por Pashku i tha se ato toka i kishin të trashëguara brez pas brezi dhe këto formalitete nuk do u përmirësonin jetën familjeve të vafra të zonës. Kryeministri u përpoq ta kalonte sikletin me batuta, duke i thënë se s’mund të fliste kështu “një burrë me mustaqe” dhe se s’mund t’i kërkonte llogari atij “për ato që nuk ka bërë Sali Berisha”. Por kësaj radhe, më shumë se Saliu, kryeministrit i erdhi në ndihmë regjia e tij që e ndjek fshat më fshat e që paguhet me paratë e shqiptarëve, pasi nuk e fokusoi asnjëherë banorin e Gjegjanit. /Lapsi.al

Video:
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency