Biden e bën sërish, gafa e radhës ka të bëjë me kryeministrin e ri britanik

0
174

Probleme po shkakton sjellja e presidentit amerikan, Joe Biden, i cili jo vetëm ngatërroi emrin e kryeministrit të ri britanik, por edhe u zhduk brenda Shtëpisë së Bardhë gjatë një ngjarjeje dje, të hënën.

Presidenti amerikan Joe Biden ka bërë gafën e radhës dhe këtë herë ka të bëjë me kryeministrin e ri britanik, Rishi Sunak.

Biden u përpoq të shqiptonte saktë emrin e Rishi Sunak gjatë fjalimit të tij në Shtëpinë e Bardhë në festivalin hindu të Diwali.

“Rashi Sanuk është tani kryeministër”, tha Joe Biden entuziast teksa audienca kuptoi se ishte një gabim.

Presidenti pati disa vështirësi me emrin e Sunak, duke bërë disa përpjekje të dështuara para se ta quante Rashi Sanuk.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here