Zbardhet vrasja në Dukagjin, nuk ka pasur si motiv pronësinë/ Pazare droge, viktima kishte investuar 80 mijë euro

0
160

Vrasja në Dukagjin nuk ka pasur si motiv pronësinë, por konfliktin për kultivimin e kanabisit. Burime për “News24” bëjnë me dije se konflikti mes familjeve Arra dhe Bludaj kishte nisur një muaj më parë, për parcela të mbjella me kanabis në tokë pa pronar.

Gjok Arra, i cili u vra me armë zjarri dy ditë më parë nga vëllezërit Bludaj, dyshohet se kishte kryer një investim prej 80 mijë eurosh, në një prej këtyre parcelave në zonat e thella të Dukagjinit. Kjo kishte hapur debate mes palëve, madje 30-vjeçari Arra i kishte akuzuar vëllezërit Bludaj se e kishin denoncuar atë në polici, gjë që solli edhe asgjësimin e disa parcelave të tij, në afërsi të fshatit Gjuraj ku dhe ata jetonin.

Në të njëjtën kohë, edhe vëllezërit Luigj Bludaj e Çesk Bludaj, kishin akuzuar Gjok Arrën për vjedhje të rrënjëve të kanabisit në parcelat e tyre. Këto përplasje sollën të enjten edhe vrasjen 30-vjeçarit. Një prej vëllezërve, Luigj Bludaj u dorëzua mbrëmjen e djeshme, pas negociatave me policinë. Pasi mori siguri për jetën e tij. Ai iu është dorëzuar policisë në komisariatin e Shkodrës, ndërsa i vëllai, Çesk Bludaj vijon të jetë ende në kërkim. Policia sekuestroi edhe armën e krimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency