“Nuk ka ndodhur më parë…”/ Eksperti Ervin Karamuço: Ja pse u lirua nga detyra kreu i SHISH

0
238

Helidon Bendo u lirua sot nga detyra e kreut të SHISH.

 

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço deklaroi në një intervistë në emisionin “Zona Zero” se Bejdo është vetëshkarkuar.

 

Sipas tij, Bejdo e ka braktisur detyrën që në muajin shkurt për studimet në SHBA.

 

“Bejdo është vetëshkarkuar. Ka braktisur detyrën që në muajin shkurt, në fund ta janarit, në fillim të shkurtit për të vijuar studimet në SHBA. Nuk ka ndodhur më parë që drejtuesi të lerë institucionet dhe të shkollohet. Fakti që është larguar në një vit të tillë që kemi pasur shumë ngjarje, de fakto ai ka qenë i shkarkuar ai erdhi për të thënë a mund të rri dhe pak në SHBA dhe zoti Rama i është përgjigjur që jo.”

 

Kryeministri Edi Rama njoftoi se arsyeja e largimit të Bendos nga kreu i SHISH janë studimet pasuniversitare në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, në SHBA.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here