Të rinjtë e PAA kërkojnë më shumë vëmendje nga qeveria

0
262

Partia Agrare Ambientaliste ka mbledhur forumin e Lidhjes Rinore Ambientaliste në praninë dhe të kryetarit Agron Duka. Kryetari i LRA tha se qeveria do ta ketë të vështirë të sillet si deri më tani me të rinjtë.

Hergi Tabaku, Kryetar i Lidhjes Rinore Ambientalist: Ne sot po përballemi me një pushtet hileqar, dinak, ne duhet të fitojmë luftën tonë dhe kjo luftë është për më shumë të drejta, për më shumë pjesëmarrje, për më shumë mjedis të pastër e të gjelbër, për më shumë institucione arsimore.

Kryetari i PAA Agron Duka, deklaroi se ai dhe forca politike që kryeson nuk e shohin Lidhjen Rinore Ambientaliste si një degëzim të partisë por si mbështetësin kryesor të saj. Duka tha se të rinjtë do të gjejnë pranë Partisë Agrare Ambientaliste atë mbështetje që deri më sot nuk e kanë gjetur në asnjë forcë tjetërt politike.

Agron Duka: Sot më shumë se kurrë vlen thirrja: Mos Ik! Ti vlen për vendin tënd! E duam tokën tonë! E duam Shqipërinë të pastër! Shqipëria është e jona! Një parti politike përbëhet nga individë të cilët duhet të jenë njerëz me integritet, njerëz me të fjalës së mbajtur. Unë besoj se ju jeni të tillë. Ne do të jemi afatgjatë sepse kjo parti bazohet në vlerat tuaja.

Në këtë aktivitet kombëtar të të rinjve të LRA ishin të ftuar përfaqësues të të gjitha trevave shqiptare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency