Pas 4 humbjeve rrjesht, Basha ende entuziast: Do i jap fund unë qeverisjes më të korruptuar në Ballkan

0
92

Lulzim Basha deklaroi sot në një konferencë me gazetarët se ëndrra e Ramës për të parë një PD të “damkosur me non grata” mori një goditje me 9 Shator dhe u bë pluhur dhe hi në Kuvendin e 18 Dhjetorit. Basha u shpreh se PD do i japë fund qeverisjes më të korruptuar në rajon. Ai e cilësoi Ramën personazhin kryesor të trekëndëshit të Bermudës, ndërsa shtoi se ai është pjesë e grupit “na bashkoi non grata amerikane” që do të zgjerohet shumë shpejt.

“Nuk kam arritur ta dëgjoj atë që ka thënë Edi Rama sot. Ëndrra e Edi Ramës për të pasur përballë një parti të damkosur me non grata mori goditjen e parë me 9 shtator dhe u bë pluhur e hi në kuvendin e 18 Dhjetorit kur demokratët zgjodhën të ardhmen. Ka arsye të jetë nervoz. PD do i japë fund qeverisjes më të korruptuar në rajon. Zgjodhëm t’i japim fund pandëshkueshmërisë dhe sundimit të kastës 30-vjeçare.

Në rolin e personazhit kryesor të trekëndëshit të Bermudës, Edi Rama është lodhur por e ka kot sepse përpjekjet për të dëmtuar Partinë Demokratike, kanë dështuar dhe do vazhdojnë të dështojnë. PD e pastruar nga hijet e të shkuarës dhe nga hipoteka e të korruptuarve në gjirin e saj, PD është sot shpresa për ndryshim. Është përgjegjësia ime që këtë shpresë ta jetësojmë si një forcë qeverisëse për vendin. Sa për Ramën dhe grupin e tij “Na Bashkoi non grata Amerikane”, që do zgjerohet shumë shpejt me personazhe të tjerë që janë e shkuara. Demokratët do i prijnë shqiptarëve për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Dua t’i them demokratëve që asgjë nuk do të ndodhë. PD është e përgatitur për çdo situatë dhe nuk do lejojmë trekëndëshin e Bermudës ta zhvendosë fushën e betejës te përplasja mes demokratëve për interesat e një personi të vetëm”, tha Basha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here