Zbulohen fermat me hashash në Dukagjin, policia po heton për kapjen e autorëve

0
193

Policia e Shkodrës ka njoftuar sot se ka zgjeruar operacionet kundër kultivimit të bimëve narkotike në zonën e Dukagjinit dhe atë të Vaut të Dejës, të cilat njihen si nga më problematiket në vend.

Nga aksionet e ndërmarra së fundmi, uniformat blu kanë asgjësuar 17 parcela me një total bimësh të mbjella rreth 10 mijë rrënjë.

Pjesa më e madhe e bimëve u lokalizuan dhe asgjësuan përmes djegies në njësinë administrative të Pultit, 9 mijë të tilla të mbjella në 7 parcela të ndryshme.

Në Temal të Vaut të Dejës u gjetën 10 parcela më të vogla, ku ishin mbjellë rreth 1 mijë bimë në total.

Policia e Shkodrës thotë se në këto aksione janë përfshirë 60 efektivë të forcave të saj, të cilave u ka ardhur në ndihmë edhe reparti i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë

Policia njofton se është duke hetuar për identifikimin dhe vendosjen para përgjegjësisë ligjore të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency