Notat e anglishtes/ Flet Mehmeti: Kemi hendek shumë të madh mes ‘mbetësve’ dhe ekselentëve

0
131

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, eksperti i çështjeve të arsimit Ndriçim Mehmeti ka folur mbi përgjigjet e dala nga provimi i gjuhës së huaj, ku 2199 maturantë rezultojnë mbetës në provimin e anglishtes.

Ndriçim Mehmeti: Kemi 7 deri në 8 përqind mbetës dhe 20 përqind i kemi të shkëlqyer. Kemi një hendek shumë të madh mes dy ekstremeve dhe në mes kemi një 70 përqind që nuk e dimë si ndahet. Nuk na jep njeri një analizë. U përpoqa të gjejë një analizë për vitin 2020 por nuk ka, ose në 2019 të gjej një analizë të plotë, sa kanë marrë 6 sa kanë marrë 7. Dhe ne jemi vendi që pretendojmë sipas kryeministrit se që në klasë të parë do fusim anglishten. Si do fusim anglishten me këto rezultate.

Nuk kemi një mësimëdhënie cilësore, nuk kemi mësues të trajnuar, nuk kemi mjete didaktike të nevojshme për ta mësuar, nuk dimë në ç’nivel është gjuha e dytë e huaj. Me ligj e kemi se nxënësi duhet të marri dy gjuhë të huaja, ku gjuha e huaj e parë të jetë në nivelin B2. Unë druaj se jo.

Me këto të dhëna, ne nuk përballemi dot me tregun e BE.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here