Si reagon foshnja kur nëna pi duhan (VIDEO)

0
254

Kërkimet nga Universiteti i Durham dhe Lancaster nxorrën fotografitë 4D të ultrazërit, duke përcjellë reagimet e fetuesit, të gojës dhe lëvizjeve të tjera trupore, në kohën kur nënat e tyre thithnin cigare. Rezultatet janë botuar në revisen Acta Paediatrica.

Në rreshtin e parë janë bebet e nënave që konsumojnë duhan!

 

Rezultatet kanë treguar se foshnjet e nënave të cilat konsumonin cigare, e mbulonin fytyrën e tyre me duar dhe lëviznin gojën, shumë më shumë se sa foshnjet në barkun e nënave që nuk kanë konsumuar duhan ,shkruan femra.net

Doktorrët bashkë autor, kanë konfirmuar se teknologjia e sotme mundëson që të shihet ajo që më parë ka qenë e fshehur, duke zbuluar kështu mënyrën se si ndikon pirja e duhanit ne fetus, në një mënyrë që ne nuk do mund ta kuptonim, pa ndihmën e teknologjisë.

Si përfundim të 20 foshnjet sipas vlerësimi të klinikes kanë lindur të shëndetshme, por doktorët e hulumtimit Dr. Reissland dhe Dr. Francis pranjonë se duhet bërë edhe më shumë hulumtim mbi këto lëvizje të foshnjeve edhe në rastet kur baballarët e tyre janë konsumus po ashtu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency