Reforma zgjedhore/ Bylykbashi akuza PS-së: Nuk krijon hapësira për dialog

0
37

Një tjetër shenjë bllokimi e cilësojnë demokratët refuzimin që vjen nga socialistët sa i përket propozimeve të opozitës për Reformën Zgjedhore.

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi vëren të tkurren hapësirat e dialogut.

Ne e kemi bërë të qartë qëndrimin e PD dhe të opozitës. Rikthimi i koalicioni, siç ka qenë që nga 2003 në marrëveshjen e 5 Qershorit 2020 është një prioritet politik. Qëndrimi i PS është një qëndrim që justifikon atë që ata bënë në 2020,shkeljen e marrëveshjes së 5 Qershorit”, tha Bylykbashi në A2 CNN.

Sipas tij, rikthimi i koalicioneve parazgjedhore do të zgjidhte dhe problemin e deformimit të votës. Ndërsa pretendimi i socialistëve se nuk ka kohë për të ndryshuar sistemin, nuk e bind.

“Mos të harrojmë një gjë, PS e ndryshoi sistemin zgjedhor në 5 Tetor kur Presidenti kishte shpallur me dekret zgjedhjet e 2021, që do të thotë shumë më pak se periudha kohore që socialistët pretendojnë se është afati për ndryshime. Të gjitha këto janë justifikime me qëllimin e vetëm që të qëndrojnë si janë sot, pasi mendojnë se me ligj mund të fitojnë dhe të manipulojnë votën”, shtoi ai.

Ai shpjegon se manipulimi i votës ndodh edhe me organet që administrojnë zgjedhjet, ndaj ka propozuar riformatim të institucioneve që menaxhojnë garat elektorale.

“KQZ është e kapur politikisht nga PS në tre organet e tij, qoftë në Komisionin Rregullator, qoftë Komisioneri Shtetëror, qoftë edhe KAS. Po ashtu edhe Kolegji Zgjedhor është i kapur nga PS nëpërmjet Vetting-ut. Pra e gjithë qeverisja dhe drejtësia zgjedhore janë në duart e PS”, tha deputeti demokrat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here