Mediat ndërkombëtare shkruajnë për suksesin e kuqezinjve

0
220

Suksesi i Kombëtares shqiptare kundër Maqedonisë e ardhur në 15 minutat e ditës së dytë pas ndërprerjes në minutën e 75 më datë 5 shtator ka tërhequr edhe vëmëndjen e mediave prestigjoze ndërkombëtare.

Duke filluar nga ato italiane duke qënë se azzurrët ndodhen në të njëjtin grup me kuqezinjtë. E përditshmja Gazzettadellosport shkruan, Shqipëria 14 minuta për një gol. De Biasi feston në minutën e 89. Shqiponjat gjejnë fitoren me Balajn. Corrieredellosport shkruan Shqipëria, çfarë fitoreje, Maqedonia knock-out 2-1, Balaj vendimtar. Po ashtu një vëmëndje të vecantë i ka dedikuar suksesit të kuqezinjve edhe portali zyrtar i paketës televizive mediaset. Shqipëria rikthehet në fushë dhe fiton për 14 minuta. Gjuthashtu edhe mediat spanjolle nuk e kanë anashkaluar fitoren e kuqezinjve. “Marca” shkruan , Shqipëria fiton në sekondat e fundit ndaj Maqedonisë. Edhe As pasqyron triumfin e Shqipërisë, kuqezinjtë fitojnë në ndeshjen e dyte ndaj Maqedonise.

Britanikja prestigjoze BBC shkruan “Shqpëria fiton pas 15 orësh sfidën kundër Maqedonisë. Balaj zgjidh gjithcka në minutën e 89.” Këto 3 pikë te skuadrës së shqiponjave nuk janë anashkaluar as nga e përditshmja e njohur gjermane “Bild”.

Shqipëria triumfon në rifillimin e ndeshjes . Ndërkohë që mediat në Maqedoni e trajtojnë në mënyra të ndryshme këtë takim. SkuDra jonë nuk përballoi dot 15 min, edicioni i ri, probleme të vjetra shkruan “Vecer”, ndërsa sportmedia bën përgjegjës gjyqtarin turk, që sipas kësaj të përditshme i mohoi një 11m, skuadrës së drejtuar nga Angelovski.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency