Pranimet në universitete, Nikolla: Listat aktuale nuk janë përfundimtare

0
225

Teksa i konsideroi shqetësimet e maturantëve si legjitime, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla deklaroi se listat aktuale për universitete nuk janë përfundimtare. Ajo tha se pas raundit të parë do të ketë kuota të lira.

Në një takim me rektorë dhe studentë, pas protestës së mbajtur nga maturantët para Kryeministrisë, Nikolla tha se sistemi i ri në arsim ka për qëllim t’i japë mundëinë më të mirëve që të zgjedhin të parët degën në universitet.

Ministrja tha se maturantët që kanë mesatare poshtë 6 –ës nuk do të pranohen në universitet, por në shkolla profesionale.

Sa i përket kritereve, Nikolla tha se ato janë bërë publike që në muajin Shkurt.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency