“7 shkeljet që sollën vdekjen e Ardit Gjoklajt në Sharrë”

0
161

Partia Demokratike ka depozituar sot një kallëzim penal ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për vdekjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës.

Kallëzimi që u depozita nga këshilltarët e PD-së na këshillin Bashkiak përmban shtatë shkelje ligjore që sipas selise blu sollën vdekjen tragjike të 17 vjeçarit.

PD nënvizon se paligjshmëria ka nisur që me krijimin e shoqerisë Eco Tirana, me dhënien e 49 përqind të kapitaleve një firme italiane, pa garë, pa konkurs, pa transparencë, dhe më pas me kushtet e rënda të paligjshmërisë në punën që bëhej në landfillin e Sharrës.

7 shkeljet për të cilat PD akuzon Veliaj janë:

1- ”Shpërdorim detyre” neni 248 KP

2- “Shpërdorimi i kompetencave” neni 164 KP

3- “Punësimi i paligjshëm” neni 170/a KP

4- “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme” neni 251 KP

5- “Shpërdorimi i kontributeve të dhëna nga shteti” neni 256 KP

6- “Përfitimi i paligjshëm i interesave” neni 257

7- “Shkelja e Barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankandeve” neni 258

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency