SKEMA/ Sot testi me Marokun, Gjimshiti e Hyka risitë e formacionit

0
124

Për herë të parë, Shqipëria luajti në Europian. Tashmë, disa muaj më vonë, është hera e parë që skuadra nuk ka një kapiten. Në ambientet e hotelit ku kanë qëndruar kuqezinjtë, deri në orët e fundit të mbrëmjes së djeshme, nuk dihej se cili do të ishte pasuesi i Canës. Koha e shkurtër në dispozicion të trajnerit për të përgatitur ndeshjen me Marokun, ka detyruar stafin e tij që të kryejë ushtrimet në funksion të tij.

Për nga mënyra sesi lojtarët kanë qenë të vendosur dje në grupe, në seancën e paradites, lihej të kuptohej logjika me të cilën trajneri do të përzgjedhë 11-shen për këtë miqësore. Jo vetëm kaq, por gjithçka është konfirmuar në stërvitjen e pasdites, ku “të përzgjedhurit” janë vënë përballë pjesës tjetër. Jo në kushte loje, por në ushtrime të improvizuara pa kundërshtar.

Rreshtimi – Shqipëria nuk ka vend për eksperimente. Linja e mbrojtjes me katër, treshja e “digës” përpara saj si dhe një sulmues që prin ekipin janë tashmë të garantuara. Diferenca është në sjelljen e dy mesfushorëve anësore, të cilët duhet të dinë të rreshtohen si mesfushorë mbrojtës kur preson kundërshtari dhe me tipare sulmuese, sa herë që ne do të kemi topin në zotërim.

Formacioni – Javën e fundit është larguar nga Lacio, edhe pse ende jo zyrtarisht, mirëpo Etrit Berisha pritet të jetë sërish portieri titullar i kuqezinjve. Në repartin e mbrojtjes, Gjimshiti do të vendoset përkrah Mavrajt.

Mbrojtësi i Atalantës është ai që pason Canën, duke qenë se Ajeti është i dëmtuar, ndërsa Veseli pret si alternativë e gatshme. Nga krahët, Hysaj është i pazëvendësueshëm dhe Lenjani vendoset në të majtë. Duke ditur ngarkesën e lojtarëve, futbollisti i Karabakut do të kursehet nga De Biazi për minutat e para të miqësores, për të rikthyer Lenjanin në të majtë të prapavijës.

Përpara tyre, Xhaka është në formën e duhur për të bërë “digën”. Me Bashën dhe Abrashin, treshja qendrore e mesit të fushës i ka të gjitha: grintën, forcën fizike, “mushkëritë” për të mos ndaluar kurrë së vrapuari si dhe qetësinë e fantazinë për t’i dhënë frymëmarrje ekipit, sa herë që ka topin në zotërim dhe duhen nisur aksionet. Nga krahët, i rikthyeri në Kombëtare, Jahmir Hyka, pritet që të ketë një fanellë titullari. Gjithashtu, trajneri do të besojë te forma e Gashit.

Në seancën e djeshme, të dy këta lojtarë janë alternuar mes tyre dhe kanë treguar gatishmëri për të luajtur në të dy krahët. Pra, balotazhi i tyre, nuk është me njëri-tjetrin, por me krahun në të cilin do të vendosen.

Sulmi- Sokol Cikalleshi duket më i avantazhuar sesa Sadiku. Balaj “penalizohet” nga udhëtimi i gjatë nga rajonet e Çeçenisë, ndërkohë që Manaj ka pasur minuta në fundjavë dhe të dy këta të fundit janë bashkuar me ekipin vetëm në seancën e pasdites.panoramasport

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here