Sëpatë pas koke gruas/ Çifti ishte divorcuar, sherri për aneksin

0
125

Zbardhet motivi i krimit në familjen Dervishi, ku burri vrau me sëpatë në kokë gruan e tij. Prokuroria pas hetimeve ka publikuar edhe versionin përfundimtar lidhur me motivin e krimit brenda familjes.

Motivi i sherrit

Ngjarja ka ndodhur ne banesen e tyre ne zonen e plazhit ne Golem, Bashkia Kavaje. Shtetasi Veli Dervishi ka qene duke debatuar per motive te dobeta me shtetasen Shazivare Merja (Dervishi) nga e cila edhe pse ishte divorcuar, bashkejtonte me te ne te njejten banese. Dy shtetasit po debatonin ne aneskin e jashtem te shtepsie dhe ne kete kohe aty nuk kishte njerez te tjere. Gjate debatit shtetasi Veli Dervishi ka goditur bashkejetuesen e tij shtetasen Shazivare Merja (Dervishi) tre here me nje sopate nga pas kokes duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjehershme. Me pas autori ka lene sopaten me te cilen kishte kryer krimin tek nje kove uji nga pas shtepise dhe ka dale tek veranda e shtepise se tij.

Arrestimi

Ne kete kohe njeri nga komshinjt, ka degjuar zhurmat dhe ka lajmeruar ne Stacionin e Policise Golem. Patrulla e Policise ka ardhur tek banesa e shtetasit Veli Dervishi dhe ka marre kontakt me kete shtetas te cilin e ka pyetur nese ne kete zone ka patur ndonje konflikt . Shtetasi Veli Dervishi ka komunikuar ne telefon me djalin e tij, Arturin dhe i ka thene qe te shkonte urgjent ne Golem. Arturi i cili ne ate kohe ka qene duke konsumuar nje kafe me shoket e tij eshte nisur menjehere ne drejtim te Golemit. Sapo ka ardhur Veliu (Dervishi) i ka treguar djalit te tij per çfare kishte bere dhe i kishte kerkuar qe te çonte tek Stacioni i Policise qe te dorezohej. Arturi nuk ka hyre fare tek aneksi ku ndodhej viktima por menjehere ka çuar babain e tij ne Stacionin e Policise ne Golem.

Dëshmia në gjyq

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg Veli Dervishin, që vrau me sëpatë në kokë bashkëshorten e tij, Shazivaren, teksa ishin duke pushuar në Golem. Autori ka pranuar para trupit gjykues se ishte ai që e vrau, por duke u justifikuar se ishte gruaja që do e qëllonte e para me sëpatë. “Kishim konflikte prej kohësh. Ditën e ngjarjes ajo deshi të më qëllonte me sëpatë. Unë ia mora nga duart dhe i rashë”- ka thënë ai. Pasi ka dëgjuar palët, trupi gjykues vendosi të lërë në masën e sigurisë “arrest me burg” autorin.

Ngjarja në Golem, ku 73-vjecari vrau me sepate ne koke gruan 69- vjeçare, sipas Policisë ndodhi pas grindjeve e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mes çiftit. Në 46 vite martesë, bashkëshortët kishin qenë tri herë në prag divorci, pasi viktima donte të ndahej nga autori për shkak të tradhtive të tij. Por ka qenë ndërhyrja e tre djemve që i ka bashkuar ata sërish, duke mos i lejuar të ndaheshin. Sapo ka kryer krimin, ai i ka telefonuar njërit prej djemve që jetojnë në Tiranë dhe i ka thënë se kishte vrarë nënën e tij. “Hajde shpejt në Golem. Kam vrarë nënën tënde…”. Këto kanë qenë fjalët që 73- vjeçari i ka thënë në telefon të birit, ndërsa e ka pritur aty pa lëvizur nga vendngjarja, derisa ai ka mbërritur. Djali i madh i çiftit e ka bindur të atin që të shkonte me të në Polici dhe të vetëdorëzohej.panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here