Zgjedhjet në Dibër, KQZ vijon akreditimin e vëzhguesve

0
122

– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vijon akreditimin e vëzhguesve të organizatave joqeveritare shqiptare, të interesuara për monitorimin e procesit zgjedhor për kryebashkiak në Dibër, që do të mbahet më 11 shtator. KQZ, në mbledhjen e së mërkurës, vendosi akreditimin e dy vëzhguesve afatgjatë nga “Shoqëria Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut”- IGFM-Albania, një shoqatë joqeveritare, që ka për qëllim ndihmën dhe mbështetjen ligjore ndaj të përndjekurve politikë, invalidëve dhe njerëzve në nevojë. “Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme e Demokraci të Qëndrueshme”, një OJQ me përvojë në vëzhgimin e proceseve zgjedhore, i ka kërkuar KQZ-së akreditimin e 11 vëzhguesve afatgjatë, duke përcaktuar dhe zonat e vëzhgimit. Ndërsa, “Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë”, i specializuar në fushën e zgjedhjeve, ka depozituar në KQZ kërkesën për akreditimin e 73 vëzhguesve afatshkurtër, si dhe zonat e vëzhgimit të tyre. Sipas kodit zgjedhor, kërkesat e vëzhguesve shqiptarë për akreditim i paraqiten KQZ-së jo më vonë se 15 ditë para datës së zgjedhjeve, ndërsa KQZ i miraton ato jo më vonë se 5 ditë nga paraqitja e tyre.BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here