“Balkani i Hapur”, Harxhi: Rama s’ka ngritur zërin për gjenocidet serbe ndaj Kosovës, disa marrëveshje mes palëve ende të pa zbatuara

0
76

Këtë të enjte, e ftuar në emisionin “FrontLine” të gazetares Maresla Karapanço, ishte ish-ministrja Edith Harxhi.

Ajo komentoi zhvillimet e fundit në samitin e Beogradit dhe “Open Ballkan”. Sipas Harxhit, kjo nismë e çon Shqipërinë në Jugosferë.

Ajo më tej, nënvizoi faktin se gjatë fjalës së tij në samit, Rama nuk ka mundur të flasë për masakrat dhe gjenocidet serbe dhe njohjen e Kosovës nga Serbia.

Marrëdhënia Vuçiç –Rama?

Harxhi: E shoh shumë të ngrohtë, midis dy individëve që kanë përvetësuar politikën individuale. Edhe pse jemi me idenë të fqinjësisë së mirë, kemi përpara një Serbi që para 20 vitesh ishte një tjetër. Vuçiç bën retorikë të pastër kur lidh çdo gjë me Tiranën dhe anashkalon Prishtinën. Nuk pres më tepër, por pres nga kryeministri i vendit tim që nuk duhet të bie pre e kësaj.

Si e shihni incidentin me flamurin shqiptar në Beograd?

Harxhi: Incidente të tilla ka plot, sidomos në Beograd. Unë mendoj që nuk është fitore aq e madhe se sa valëvitet flamuri shqiptar në Beograd. Nuk është çudi. Do të shihja me interesat ë madh nëse do të valëvitej flamuri i Kosovës. Megjithatë ekstremistë Serbia ka plot. E kuptoj që ky nuk është incident diplomatik, por nga ana tjetër Serbia kurrë nuk ka kërkuar falje publike për masakrën në Kosovë. Unë nuk dëgjova në fjalimin e zotit Rama të përmendet ndonjë fjalë për gjenocidin. Nuk e kam dëgjuar zotin Rama që të kërkojë gjetjen e shumë të zhdukurve që mendohet se janë varrosur në varre masive në Serbi dhe gjetkë. Rama shkon atje të flasë si përfaqësues i Shqipërisë. Fjalë tjetër që nuk dëgjova të përmendet është situata e adresave në Preshevë. Nuk dëgjova asgjë për marrëveshjen për njohjen e diplomave. Ne kemi që në vitin 2014 e deri më sot, ku Rama ka disa premtime e ka nënshtruar disa marrëveshje, ku nuk janë përmbajtur.

Pse duhet të ketë arbitër ndërkombëtar?

Harxhi: Pse duhet që partnerët ndërkombëtarë duhet të negociojnë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë? E shtrojmë kështu pyetjen. Kosova nuk është në konflikt me asnjë vend. Edhe në Bosnje ka një partner ndërkombëtar. Ideja është që Serbia nuk është e gatshme të bëjë asgjë pa arbitër ndërkombëtar. Këta të dy e kanë nisur këtë nisëm për të treguar një rol partneralist. Për mua nuk është as Ballkan i Hapur e as i mbyllur. Kjo është përfshirja e Shqipërisë në Jugosfer.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here