Berat/ Vret veten me armë zjarri kryefamiljari, nuk dihen shkaqet

0
172

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Kutalli të Beratit. Një 69-vjeçar mësohet se është gjetur i pajetë në oborrin e banesës së tij në këtë fshat.

Kanë qenë familjarët që e kanë gjetur trupin e pajetë të Rakip T., të cilët më pas kanë njoftuar policinë.

Këta të fundit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 04:40 minuta të mëngjesit të sotëm.

Policia thotë se 69-vjeçari Rakip T., ka kryer vetëvrasje duke qëlluar veten me pistoletë, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta aktualisht.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here