Aksident në Sarandë, plagosen 4 persona, dy fëmijë në gjendje të rëndë

0
164

Dy makina janë përplasur sot në fshatin Metoq në Qafë Gjashtë të Sarandës. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Përplasja e dy makinave ka ndodhur rreth orës 00:30 minuta të mëngjesit të sotëm, ku dy makinat një “BMW” me drejtues Agustin V., dhe një “Fiat” me drejtues Rudin Ç., janë përplasur me njëri-tjetrin.

Nga përplasja e makinave janë aksidentuar lehtë dy drejtuesit e mjeteve, e më rëndë janë plagosur fëmijët e shoferit të mjetit “Fiat” që janë dërguar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën të ditur se, është duke hetuar për shkaqet e këtij aksidenti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here