Mungon sinjalistika, banorët në Korçë ngrenë alarmin: Na kërcënohet jeta!

0
90

Mungesa e sinjalistikës i ka bërë të rrezikshme disa rrugë të Korçës. Banorët e biznese ngrenë alarmin dhe kërkojnë ndërhyrje nga bashkia.

Banorët e Lagjes nr 9 në Korçë ngrenë alarmin për mungesën e sinjalistikës rrugore në zonën ku jetojnë.

“Nuk ka vijëzime, as tabela. Kalojnë fëmijë, jemi të shqetësuar si biznese dhe familjarë.”

Thonë se rruga për ta është kthyer në kërcënim.

Shqetësimi është i vjetër, por rreziku sipas banorëve është shtuar tashmë kur në zonë është ndërtuar terminali i autobusëve.

“U hap terminali dhe lëvizja është e pakontrolluar.”

Ata thonë për “Ora News” se ia janë drejtuar me një peticion bashkisë së Korçës, por nuk kanë marrë përgjigje.

“Deri tani nuk kemi përgjigje”.

Janë disa qindra familje e biznese që kërkojnë nga bashkia e Korçës ndërhyrje me sinjalistikë para se rruga të përgjaket.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here