Rama i kujton LSI-së se në koalicion është dhe PDIU-ja, ende 10 muaj larg zgjedhjeve

0
173

Kryeministri Edi Rama në lidhje direkte me qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale iu përgjigj disa prej pyetjeve që iu drejtuan në faqen e tij zyrtare. Dhe kur kanë mbetur 10 muaj para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës, Rama ka folur për marrëdhëniet brenda koalicionit duke theksuar se së shpejti PS-ja dhe LSI-ja do të ulen të bisedojnë për programin me të cilin do u paraqiten qytetarëve për të kërkuar një mandat të ri qeverisës. Por ndonëse ka konfirmuar vazhdimin e koalicoinit, Rama i ka kujtuar LSI-në për rolin që ka brenda një koalicioni ku tashmë nuk janë më dy port re parti, duke iu referuar afrimit të PDIU-së së Shpëtim Idrizit.

“Unë e di që koalicioni ka shumë mbështetës, por ka edhe shumë kundërshtarë. Ka jo pak gjëra që duhet të kërkohte ndjesë për mënyrën se si ndërtohen marrëdhëniet me qytetarët në një zonë apo në një zonë tjetër. Në nivelin tjetër, strategjik, koalicioni po i bën një nder këtij vendi në zbatimin e reformave. Ne do të ulemi dhe do të diksutojmë programin për katër vitet e ardhshme dhe do të vendosim si do të paraqitemi përpara qytetarëve për mandatin tjetër dhe të mos harrojmë që koaliconi ka një komponent të ri dhe ajo është PDIU. Të gjithëve ju them se ky koalicon në kërkimin e të përditshëm mund të ketë shumë gjëra për të rrudhur buzët, por në aspektin strategjik ka meritën që është baza e transformimit të Shqipërisë”, tha Rama.

Po ashtu kreu i qeverisë ka folur edhe për situatën e narkotrafikut në vend dhe operacionet e policisë në të gjithë vendin në luftë kundër këtij fenomeni. “Sigurisht që qeveria është serioze në këtë luftë. Kjo është një betejë që nuk mbyllet sa hap e mbyll sytë. Është një betejë ku ne shkelmuam republikën e kanabisit në Lazarat. Ka një teori që është e kundërshtarëve tanë, që në fakt nuk kanë asnjë program, por janë rikthyer te ai i vjetri. Ne nuk jemi të vetëm në këtë luftë, por bashkëpunojmë me partnerët. Lufta është reale dhe serioze. Zhvillohet vit pas viti me të njëjtën vendosmëri”- u shpreh Rama.

Ndërkohë, përgjigjia e parë e Ramës lidhej me reformën në drejtësi dhe miratimin e ligjit të vetting-ut. Kryeministri u shpreh se mazhoranca nuk e ka konsensusin e Partisë Demokratike për reformën, por pavarësisht kësaj ky proces do të shkoj përpara. “Kemi seancën e Kuvendit për ligjin e vetingut që bashkë me gjashtë të tjera, i hap rrugën zbatimit të reformës në drejtësi. Nuk e kemi konsensusin e PD­-së dhe unë dua të shpresoj deri në fund se PD do reflektojë e ta fshehë se nuk e do reformën, por me, apo pa konsensuin do e çojmë përpara, ligjet do kalojnë me 84 apo më shumë, të shikojmë, votat e shumicës qeverisëse. Nga kjo reformë nuk do të marrim përfitimet menjëherë, pasi do të kërkohen vite. Nuk është si të gjithë reformat e tjera”, tha Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here