Pedagogët mund të futen në grevë, Rektori i Universitetit të Tiranës: E pamjaftueshme rritja e pagës me 15%

0
135

Dy javë nga nisja e protestave, rektori i Universitetit të Tiranës për herë të parë mbajti një qëndrim lidhur me bojkotin dhe kërkesat e profesorëve.

Hoxha tha se rritja e pagave me 15% nga ana e qeverisë nuk është e mjaftueshme. “Nuk jemi të kënaqur me këtë rritje, kemi pasur këreksa më të larta sa i përket Këhsillit të Ministrave, por ne vazhdojmë të jemi në komunikim.”

Në komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, rektorët kërkuan më shumë buxhet për institucionet e arsimit të lartë. “Konstatojmë një rritje të lehtë të buxhetimit të arsimit në përgjithësi dhe arsimit të lartë në veçanti, por gjithësesi ne vlerësojmë se ky buxhetim i propopozuar nuk është i mjaftueshëm që ne ti zhvillojmë proceset tona në realizim të misionit që institucionet e arsimit të lartë kanë”.

Një nga kërkesat kryesore të pedagogëve protestues është rritja e buxhetit për kërkimin shkencor, por edhe përmirësimi i infrastrukturës në universitete.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here