Gjimshiti, një hap larg skuadrës që e monitoron që në vitin 2013

0
155

Berat Gjimshiti është shumë pranë firmës me Avelinon, një ekip i Serisë B italiane ku do të ketë mundësinë të aktivizohet rregullisht dhe të tregojë vlerat e tij. Për këtë janë të bindur plotësisht në Itali, ku mediat vendase kanë intervistuar Paolo Tramezanin, për të zbërthyer karakteristikat e këtij futbollisti i cili nuk gjeti hapësira te Atalanta.

gjimshiti atalanta

“Ai është një lojtar shumë i fortë fizikisht dhe në lojën një kundër një. Ka hapësira të mëdha përmirësimi dhe duke u gjendur në një kampionat më të përshtatshëm për të, mund të rritet në mënyrë të ndjeshme. Ai ka edhe shumë eksperiencë ndërkombëtare, pasi para se t’i bashkohej Shqipërisë ishte pjesë e kombëtareve të moshave të Zvicrës”, deklaroi Tramezani.

gjimshiti

Ndërkohë, mediat italiane kanë zbuluar se kjo nuk është hera e parë kur Gjimshiti ka qenë pranë firmës me Avelinon. Në vitin 2013, drejtuesit e klubit në fjalë e monitoruan nga afër dhe kishin kontakte me mbrojtësin, i cili luante asokohe me kombëtaren U-21 të Zvicrës, por në fund zgjodhën Saulo Dekarli.

Gazeta “Il Mattino” bën të ditur se Atalanta ka besim të plotë te aftësitë e futbollistit dhe shpërthimi i tij në të ardhmen, ndaj nuk do të shesë lojtarin, por do ta japë atë në huazim për një sezon.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here