Pas debateve ne distance te ish ministrit te brendshem Fatmir Xhafa dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla per procedurat e asgjesimit te kanabisit nga ana e policise, ka hyre ne fuqi udhezimi i ri, i cili eshte botuar ne fletoren zyrtare.
Lendet narkotike te sekuestruara si prove materiale do te trajtohen ndryshe nga me pare. Ky udhezim parashikon se ne rastet e gjetjes se nje sasie te lendeve narkotike, nuk duhet te preket por duhet te mbahet nen vezhgim deri ne mberritjen e strukturave te specializuara per luften kunder droges dhe prokurori.
Me pas kjo sasi ku eshte e ambalazhuar duhet te mbyllet ne qese e provavet te cilat do te kene nje numer unik dhe do te dergohen pa u bere asnje nderhyrje ne institutin e Policise Shkencore, per gjetje gjurmesh dhe analiza kimike. Për çdo veprim të hapjes së qeseve të provave, përveç rasteve të ekspertimeve, të hartohet një proces-verbal në të cilin të shpjegohet arsyeja e hapjes së qeseve, koha, personat përgjegjës dhe veprimet e kryera.
Sasia e bimëve apo lëndëve të dyshuara si narkotike që janë sekuestruar, të dërgohet në laborator për kryerjen e ekspertimit brenda 48 orëve nga sekuestrimi.
Ne udhazim po ashtu thuhet se instituti i policise shkencore te siguroje ambiente te pershtatshme per adminsitrimin e provave dhe te ruhen m e punonjes policise si edhe te monitorohen me kamera sigurie.
Sipas udhezimit te ri, asgjesimi i lendeve narkotike do te behet ne pranin e prokurorit, punonjësit e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mjedisit, citon abcnews. Po ashtu edhe Gjykata mund të dërgojë persona të autorizuar prej saj për të mbikqyrur procesin.