Maradona darkon me djalin ilegal pas 30 vitesh

0
165

I biri i kampionit të Argjentinës, sot tridhjetë vjeç, është njohur nga babai i tij vetëm në vitin 2007. Diego Maradona e ka njohur Diego Maradona Jr., birin natyral italian, vetëm në vitin 2007. Ata u takuan privatisht pas gati 30 vjetësh të marrëdhënieve pothuajse joekzistente. Sipas gazetës “Diario Popular Argentine”, takimi i ditëve të fundit është prelud për rindërtimin e një marrëdhënieje mes të dyve, edhe pse më parë nuk ka pasur ndonjë shenjë të mire në këtë drejtim.

HISTORIA – Janë vitet e Maradonës te Napoli. Më 20 shtator 1986, Znj.Cristiana Sinagra lind një djalë, të cilin e regjistroi nën emrin Diego dhe tregoi se babai i tij ishte Diego Armando Maradona. Autostop i vogël: “El Pibe d’Oro” në ato kohë kishte një marrëdhënie tjetër, të qëndrueshme, me një grua tjetër. Kështu, ndërsa Maradona ngriti kampin e justifikimeve për ta mohuar këtë fakt, Diego i vogël rritej me mbiemrin e nënës, Sinagra, pavarësisht se për të gjithë është i njohur si Maradona Junior (në sajë të një ngjashmërie të qartë për babain natyral). Një gjykatë, në vitin 1993, ai pranoi atësinë e vërtetë të kampionit argjentinas, por të dy do të takoheshin për herë të parë vetëm 10 vjet më vonë, më 2003, gjatë një turneu golfi në Fiuggi. Njohja zyrtare, pra, erdhi në fund të shumë viteve. Legjenda e futbollit argjentinas e ka pranuar në fakt atësinë, duke konfirmuar versionin e Znj. Cristiana.
TAKIMI – Dje, sipas shtypit argjentinas, Maradona tha se fjalia e dëshiruar nga biri i tij, Diego Jr, ishte: “Po, ti je biri im”. Këtë, “Dora e Zotit” do ta shqiptonte gjatë një darke familjare me të dashurën aktuale, Rocio Oliva, në Nordelta të Argjentinës. Pas disa diskutimeve mes avokatëve të të dyve, u bë edhe takimi i babait me të birin. Gazetari argjentinas, Jorge Rial, e “rrodhi” këtë lajm. Të dy, në fakt, kanë pasur darkë së bashku. Shoku i Diego Jr., Noeli Antonelli, tha: “Kjo ishte një iniciativë e Diegos. Avokati i Maradonës e ka marrë në telefon, duke i thënë: Ati yt dëshiron të flasë me ju!” Gjithmonë sipas Antonelli, specifikohet se takimi mes tyre u zhvillua pa praninë e avokatëve. Një darkë normale, ku të dy ishin në gjendje të bisedonin me njëri-tjetrin. Si baba e bir, më në fund, 30 vjet më vonë.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here