Bie në gropën e ashensorit, vdes tragjikisht adoleshenti në Shkozet

0
192

Një adoleshent ka humbur jetën tragjikisht, si pasojë e rënies në gropën e ashensorit.

Aksidenti ka ndodhur mesditën e djeshme rreth orës 14:00, në lagjen Nr.14, Shkozet, Durrës, tek firma e këpucëve.

Sipas policisë, adoleshenti, duke levizur në asdhensorin e kësaj godine ka rënë nga një lartësi 6 m.

Viktima është i moshës 15 vjeç, banues në Durrës, i shtyrë nga kureshtja kishte shkuar për të parë ashensorin e ndërtesës.

“Ndërkohë, shtetasi B. D. 44 vjeç,  banues në Rrashbull, Durrës,  punonjës pranë kësaj firme, i cili ka shkuar  për të ndihmuar shtetasin K.L.  në tentative për t’i shpëtuar jetën, janë rrëzuar të dy bashkë në gropën e ashensorit”- njofton policia.

Mësohet se nga rrëzimi shtetasi K.L. ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi B.D. ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për ngjarje aksidentale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here