Slloveni/ Të shtëna në hyrje të spitalit, dy persona të vrarë, shpallet gjendja e emergjencës

0
142

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në hyrje të një spitali në qytetin slloven Izola.

Një person i armatosur ka qëlluar për vdekje një oficer policie, si dhe ka plagosur një tjetër polic dhe një doktor raportojnë mediat vendase.

Sipas informacioneve të para, agresori u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit, ndërsa polici vdiq nga plagët e rënda të marra.

Doktori urolog është në gjendje kritike për jetën, po ashtu edhe polici tjetër i plagosur.

Spitali ka shpallur gjëndjen e emergjencës dhe të gjithë punëtorët e spitalit janë mbyllur brenda sëbashku me pacientët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here