Lacio lë në shtëpi Etrit Berishën, afron largimi i portierit kuqezi

0
142

Aventura e portierit të kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, te Lacio duket se ka mbërritur në fund. “Gardiani” kuqezi është shumë pranë largimit nga skuadra e kryeqytetit italian sepse trajneri Simone Inzagi, ndryshe nga sa i premtoi, nuk ka ndërmend ta aktivizojë si titullar as këtë sezon. Në listën e futbollistëve të grumbulluar për takimin e javës së parë të Serisë A ndaj Atalantës, Berisha nuk është përfshirë, duke afruar më shumë largimin e tij nga Lacio. “Berisha nuk është grumbulluar sepse ka një problem fizik. Për mua zgjedhje e parë mbetet Marketi, portieri që kam aktivizuar titullar edhe në shtatë takimet e sezonit të shkuar”, ka thënë trajneri Inzagi në konferencën për shtyp para takimit.

Berishës iu premtua në fillim të verës posti i titullarit këtë sezon dhe portieri hoqi dorë nga kërkesa e tij për t’u larguar drejt një ekipi tjetër, po situata ka ndryshuar sërish.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here