Shenjtërimi i Nënë Terezës/ Plan sigurie kundër terrorizmit për 1 deri më 4 Shtator

0
129

 

Autoritetet italiane kanë parashikuar masa shtese sigurie kundër akteve terroriste në ceremoninë e Shenjtërimit të Nënë Terezës. Masat pritet të mbahen që prej fillimit të shtatorit e deri më datë 4 Shtator ku do te zhvillohet ceremonia. Prefektja e Romës, Paola Basilone ka bërë publik planin e ri të sigurisë, që do të vihet në zbatim në kryeqytetit italian me rastin e këtij evenimenti qe do te zhvillohet në sheshin “Shën Pieter” në Vatikan. Duke nisur nga ora 08:00 e mëngjesit të datës 2 shtator e deri më ora 15:00 të datës 4 shtator do të hyjnë në zbatim rregulla të reja të sigurisë me shtimin e masave kundër rrezikut terrorist. Në territorin përreth mureve të Vatikanit dhe në rrugë të tjera të Romës do të ndalohet lëvizja e automjeteve që transportojnë lëndë shpërthyese, fishekzjarrë etj. Do të ndalohen gjithashtu të gjithë aktivitetet që mund të shfrytëzohen apo instrumentalizohen për të shmangur urdhrin e sigurisë së Prefekturës së Romës. Masat merren për shkak të kërcënimeve terroriste të lëshuara së fundmi nga Shteti Islamik për kryeqytetet europiane, por edhe nga aktet e kryera muajt e fundit ne Bruksel, apo Paris ku kane humbur jetën njerëz të pafajshëm. Roma prej kohesh është përmendur nga ISIS si shënjestra e tyre e rradhës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here