Vajza 8 muajshe vritet nga nëna dhe i dashuri i saj (Video)

0
133

Një vajzë e vogël vetëm tetë muajshe u masakrua dhe u vra nga goditjet e rripit prej nënës dhe të dashurit të saj. Me këtë akuzë Shavone Whitehead dhe i dashuri i saj Edward F. Brookhaven Wilson u arrestuan në Gjeorgji.

Të dielën e kaluar ata në mënyrë të përsëritur kanë goditur me një rrip vogëlushen tetë muajshe, e bija e Shavone, me pretendimin për ta ndëshkuar atë dhe më pas e hedhin për të fjetur në shtratin e saj.

Pak më vonë Shavone shkoi për të parë fëmijën në dhomë, por vuri re se ajo merrte frymë shumë keq dhe në një mënyrë të çuditshme. Atëherë gruaja ka lajmëruar menjëherë ambulancën, por vogëlushja humbi ndjenjat dhe më pas rrugës për në spital ka ndërruar jetë.

Nëna, në fillim, e kishte mohuar se kishte ushtruar dhunë mbi vajzën bashkë me Edward, por më pas pranoi se e kishte qëlluar atë në këmbë dhe mollaqe si dënim. Autopsia, megjithatë, zbuloi një histori ndryshe, Kamonie u qëllua dhe u plagos në këmbë, mollaqe dhe mjekër. Ajo kishte disa brinjë të thyera, gjakderdhje të brendshme dhe një frakturë kafkë.

Damarrio McCoy, babai i fëmijës, është në shok dhe tashmë kërkon drejtësi: “Unë kisha kërkuar vetëm të shihja vajzën time të rritej, ashtu si çdo prind tjetër. Kjo ishte dëshira ime më e madhe, por tani ajo iku dhe unë jam vetëm”.

Policia shpjegoi se dy të dashuruarit dhunues janë arrestuar dhe se kjo është “një nga episodet më të tmerrshme të abuzimit të fëmijëve”. Shavone dhe Edward janë akuzuar për dhunë ndaj fëmijëve dhe vrasje.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here