Zbulohet telefonata e Presidentit me zyrtarin e lartë të SHBA-së!

0
190

Kreu i shtetit Ilir Meta ka pasur një komunikim telefonik ditën e djeshme me të dërguarin special të DASH për Ballkanin Perëndimor Matthew A. Palmer.

Burime diplomatike i thanë News24 se zyrtarit amerikan i ka telefonuar presidenti Ilir Meta.

Ndërkohë që në reagimin e zëdhënësit të Presidentit Ilir Meta këtë mëngjes, për deklaratën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që propozonte që çështja e Kushtetueses të dërgohej në Komisionin e Venecias, thuhet se :

“Garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit”, shkruhet ne reagimin e Tedi Blushit, i cili konfirmon biseden e Presidentit Meta me nje zyrtar te larte, pa permendur emra konkrete.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here