“Doktor Vdekja” , vriste dhe i groposte viktimat në oborr

0
190

Një mjek 42-vjeçar në Indi është arrestuar me akuzën e vrasjes. Santosh Pol është pagëzuar në media si “doktor vdekja”, pasi akuzohet për gjashtë vrasje të kryera nga viti 2003 deri në vitin 2016. Viktima e tij e fundit ishte një grua 47-vjeçare, asistente sociale, të cilën ai ke vrarë dhe e ka varrosur në kopshtin e shtëpisë së tij. E mënyra e vrasjes duket të ketë qenë e njëjta, në të gjashtë rastet. Doktori u injektonte viktimave të tij një lloj qetësuesi muskulor që përdoret në rastet e anestezisë. Policia ka zbuluar se doktori kishte një bashkëpunëtore në vrasjen e fundit. Sipas hetuesve, infermierja Joyti Mandre, ka pranuar se i ka dhënë qetësuesin doktorit, i cili më pas ka kryer injeksionin vrasës. Hetimet vazhdojnë edhe më tej dhe pritet të zbulojnë arsyen se pse ai kishte vendosur të shndërrohej në një vrasës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here