Shokon me deklaratën e saj azilantja në Gjermani, punonjësit e kampit më kanë përdhunuar

0
130

Një grua shqiptare, e cila ka qenë azilante në kampin e refugjatëve në Burbah të Gjermanisë akuzon katër punonjës të kampit se e kanë rrëmbyer dhe përdhunuar për dy ditë rresht.

Lajmin e bën të ditur gazeta gjermane WRD. Ajo tregon se është marrë nga kampi dhe është dërguar në një shtëpi, ku ka qenë e pandërgjegjshme. Një punonjës i sigurisë në kamp, e kishte ftuar për në pije bashkë me kolegët e tjerë. “Pas gotës së tretë rashë pa ndjenja dhe kur u zgjova isha në një shtëpi tjetër me katër persona. Kam frikë se më kanë përdhunuar”, thotë ajo.

Denoncimin e saj e përforcon më shumë një shqiptar tjetër, Armando Milloshi, që thotë se ka parë momentet kur gruaja ishte e dehur me vodka me rojet e sigurisë. Më pas, sipas tij, ajo humbi ndjenjat dhe u nxor jashtë kampit. Megjithatë, prokurorët thonë se rasti është shumë i vështirë për t’u hetuar, pasi gruaja thotë se ka ndodhur muaj më parë dhe nuk mund të përcaktohet nëse është përdhunuar ose jo. Nga ana tjetër, forcat e sigurisë në kamp kanë mohuar akuzat e gruas, duke thënë se ato janë të pavërteta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here