Përgjimet/ Marrëveshje e Thaçit e Veselit për të shpëtuar lëkurën e tyre!

0
132

“Përgjimet e fundit të këtij klani mafioz nuk ishin të rastësishme, por të lëshuara nga vetë krerët më të lartë të këtij klani, që Kosovën e kanë bërë pronë private të saj, me të cilën mund të bëjnë çfarë të duan. Këto përgjime janë publikuar me të vetmin qëllim, që brenda klanit ”Pronto” të hiqen qafe shumë figura, kryesisht të dorës së dytë, në mënyrë që krerët më të lartë të klanit mafioz ”Pronto”, të shpëtojnë nga Gjykata Speciale”, thotë Krasniqi.

Javëve te fundit, opinioni publik në Kosovë është tronditur nga publikimi i përgjimeve ndaj zyrtarëve kryesorë të PDK-së, njëherësh edhe udhëheqës të disa prej dikasterëve kryesore të shtetit.

Në këto biseda, aktorë kryesorë janë, ish Kryeministri dhe Kryetari i PDK-së, tash President i vendit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, tash Kryetar i Kuvendit dhe i PDK-së, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci si dhe anëtarë dhe udhëheqës të tjerë të PDK-së.

Kjo nuk është hera e parë publikohen përgjimet e këtyre zyrtarëve, ku duhet kujtuar që para disa vitesh ishte publikuar afera “Pronto”, ku aktorë të njëjtë ishin pothuajse këta persona.

Me publikimin e këtyre bisedave të përgjuara, tash të njohura si afera “Pronto II”, nënkuptohet se sa të thella janë rrënjët e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë. Në këto përgjime, shihet se si udhëheqësit kryesorë të PDK-së, bëjnë punësimet dhe rehatojnë militantët e kësaj partie nëpër institucione.

Publikimi i përgjimeve ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, ku deri më tani janë organizuar një sërë protestash nga shoqëria civile.

Por njohësit e zhvillimeve në vend dhe analistët, publikimin e përgjimeve e shohin si jo të pa qëllimshëm, ku sipas tyre jo rastësisht tani me të madhe dalin bisedat e përgjuara “Pronto”.

Sipas Hajrullah Tënavës, njohës i çështjeve të sigurisë, të përgjuarit janë dorë e fortë e pushtetit, dhe publikimi i këtyre përgjimeve ka për qëllim që të njoftohet opinioni publik me te këqijat që ata i kanë shkaktuar Kosovës.

“Të përgjuarit janë “dora e fortë e pushtetit”, dhe me publikimin e këtyre përgjimeve krijohet bindja qe e ka për qellim qe te njoftohet opinioni me te fëlliqurat, me çfarë merren “te fortit” që në të ardhmen kur të burgosen këta te “fortë” mos të ketë reagime nga popullata e gjerë, sepse një pjese e kësaj popullate i ka konsideruar si “çlirimtar”.”, thekson Tëenava.

Më tej sipas tij, këto përgjime janë sinjal që Gjykata Speciale më në fund të merret me te ashtuquajturit peshqit e mëdhenj.

“Gjithsesi këto përgjime na japin me nënkuptu se Gjykata Speciale ma në fund do të merret me te ashtuquajturit peshqit e mëdhenj, dhe me dëgjimin e dite për ditshme të këtyre përgjimeve, popullata tani e ka te qartë se kush i paska qeverise deri me tani dhe besohet se me duartrokitje do t’i presin burgosjet e tyre”, thotë Tërnava për gazetën “Bota sot”.

Sipas Tënavës, aktorët kryesor të këtyre përgjimeve që janë pushtetarë të lartë si kryetar shteti, kryeparlamentar, kryetar të grupit parlamentar, kryetar gjykatash, janë ata të cilët që 17 vite “liri” e kanë kapur shtetin për fyti.

“Situata në të cilën gjendet shteti i ynë, e për te cilin është krijuar Gjygji Special ne Hage, i cili është ne formim e sipër sepse veç e kanë hapur konkursin administrativ për gjykatës, prokuror e personalitete tjera. Jo rastësisht tani me të madhe dalin bisedat e përgjuara “Pronto” me numra te pakufizuar, në të cilën aktert kryesor të këtyre përgjimeve janë pushtetarë të larte si Kryetar shteti, Kryeparlamentar, Kryetar te grupit parlamentit, Kryetar gjygjesh etj të cilët që 17 vite “liri” e kanë kapur shtetin për fyti dhe kanë krijuar elita nga shoqëria kosovare të cilët dallohen, me punësimet e veta dhe te afërmve te tyre me paga te larta, qe tani dallohen me pasurit e tyre te krijuara, qe dallohen prej te tjerëve, sepse këta te “tjerët” kanë mbetur të papunësuar, dhe pa paga, te varfër që nuk shofin perspektive dhe janë të zhgënjyer në këtë shoqëri që e “qeverisin” vendin që sa vjet dhe as që dalin në zgjedhje sepse e kanë kuptuar që në asnjë mënyrë nuk munden me e ndrrue situatën sepse janë të pafuqishëm si të zhgënjyer për këtë”.

Ndërsa analisti Faik Krasniqi, thotë se përgjimet e fundit të këtij klani mafioz nuk ishin të rastësishme, por të lëshuara nga vetë krerët më të lartë të këtij klani, me qëllim që brenda klanit ”Pronto” të hiqen qafe shumë figura, në mënyrë që krerët më të lartë të klanit mafioz të shpëtojnë nga Gjykata Speciale.

“Përgjimet e fundit të këtij klani mafioz nuk ishin të rastësishme, por të lëshuara nga vetë krerët më të lartë të këtij klani, që Kosovën e kanë bërë pronë private të saj, me të cilën mund të bëjnë çfarë të duan. Këto përgjime janë publikuar me të vetmin qëllim, që brenda klanit ”Pronto” të hiqen qafe shumë figura, kryesisht të dorës së dytë, në mënyrë që krerët më të lartë të klanit mafioz ”Pronto”, të shpëtojnë nga Gjykata Speciale”, thekson Krasniqi.

Mirëpo sipas Krasniqit, PDK-ja e tanishme me këta njerëz të klanit ”Pronto” nuk i duhet as Kosovës por as vetë anëtarëve të saj, ku sipas tij ky klan janë Alfa dhe Omega e krimit ekonomik dhe politik në Kosovë.

“Klani mafioz ”Pronto” është Alfa dhe Omega e krimit ekonomik dhe politik në Kosovë. Zyrtarët e këtij klani janë fajtorët kryesorë për gjendjen e mjerueshme që e ka kapluar Kosovën. Janë po ashtu fajtorë edhe për Demarkacionin dhe Asociacionin. Ky klan i shantazhuar e shet gjysmën e Kosovës vetëm për ta shpëtuar prapanicën. Ata madje i heqin edhe brekët edhe po të shitej gjysma e Kosovës. Sepse gjatë dy mandateve të qeverisjes së pushtetit nga kjo parti, janë zhytur skajmërisht në nepotizëm, korrupsion dhe krim të organizuar. Kjo parti duhet të pastrohet rrënjësisht nga këta qelbësira që e kanë kapur për fyti tash e 17 vite shtetin dhe këtë parti, duke filluar nga krerët e saj më të lartë. PDK-ja e tanishme me këta njerëz të klanit ”Pronto” nuk i duhet as Kosovës por as vetë anëtarëve të saj, sepse janë të zhytur skajshmërisht në krim të organizuar dhe korrupsion, dhe paraqesin rrezik për shtetin dhe qytetarët e këtij vendi”, tha Krasniqi për gazetën “Bota sot”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here