Sulmi me thika në tren në Zvicër, vdes agresori dhe një paragjere

0
140

Humb jetën 27 vjeçari, i cili mesditën e së shtunës për pak sa nuk shkaktoi një tragjedi në Zvicër. Ai sulmoi me thika pasagjerët e një treni në kantonin zvicero­gjerman San Gallo, duke lënë të plagosur 6 persona. 27­vjecari vdiq si pasojë e djegieve të shumta që kishte marrë nga zjarri i vënë nga vetë ai. Po ashtu pak orë më parë dhe një nga viktimat e sulmit ndërroi jetë, duke mos i mbijetuar dot plageve të marra nga sulmi. 5 persova të tjerë, në mesin e të cilëve edhe një fëmijë 6 vjec ndodhen ende në spital. Motivi i sulmit mbetet ende i pazbuluar, ndërsa hetuesit përjashtojnë që bëhet fjalë për në akt terrorit. Policia zvicerane e cila kontrolloi shtëpinë e agresorit, tha se 27­vjecari nuk ishte i njohur nga policia. Videoja e sulmit u filmuar e gjitha nga kamerat që ndodheshin në tren, por ende nuk është bërë publike nga policia. Ky episod të kujton rastin e sulmit të një refugjati në Ëuerzburg të Gjermansë më 18 korrik, që plagosi pesë pasagjerë para se të vritej nga policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here